Zemaj thotë së ende s’është marrë vendim për masat e reja: Gjendja është e qetë

14.01.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ende nuk është marrë vendim për lehtësimin ose jo të masave të reja anti-Covid. Zemaj ka thënë se gjendja epidemiologjike është e qetë, por se masat në fuqi duhet respektuar. “Nëse mund të lëvizim sa i përket grumbullimit të personave në një vend. Duke ruajtur […]

Zemaj thotë së ende s’është marrë vendim për masat e reja: Gjendja është e qetë Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ende nuk është marrë vendim për lehtësimin ose jo të masave të reja anti-Covid.

Zemaj ka thënë se gjendja epidemiologjike është e qetë, por se masat në fuqi duhet respektuar.

“Nëse mund të lëvizim sa i përket grumbullimit të personave në një vend. Duke ruajtur distancën, maskën e higjienën”.

Zemaj shtoi se kanë shpërndarë një udhëzues për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, e që do të njëjtë i njëjtë si në zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut.

Sa i përket për datën e vaksinimit anti-Covid, Zemaj ka thënë se akoma nuk ka vaksimin të rregullt e të garantuar për asnjë shtet, raporton EO.

“Ne e kemi planin dhe dinamikën tonë. Jemi në hapa konkret të sigurimit dhe shpërndarjes së vaksinës”.

Ai këto komente i bëri kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë i kanë dhuruar donacion: pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej mbi 2 milionë euro Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).