Zemaj: Thaçi, Veseli e Haradinaj përgjegjës për arrestimin e turqve

30.03.2018

Arrestimin e gjashtë turqve po e cilëson krejt politike, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Ai thotë se përgjegjësin për tërë ketë situatë e kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. “ Përgjegjësin e kanë tre liderët e Kosovës. Ata duhet edhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur me këto arrestime. Atyre u […]

Zemaj: Thaçi, Veseli e Haradinaj përgjegjës për arrestimin e turqve Foto: Ilustrim

Arrestimin e gjashtë turqve po e cilëson krejt politike, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Ai thotë se përgjegjësin për tërë ketë situatë e kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“ Përgjegjësin e kanë tre liderët e Kosovës. Ata duhet edhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur me këto arrestime. Atyre u mbetet edhe të sqarojnë se kush ka dhënë urdhër për arrestimin e turqve”, ka thënë Zemaj në DPT të Fitani në T7.

Ai ka bërë me dije se do të kërkohet edhe përgjegjësi nga liderët që i kanë fëmijët e tyre në ato shkolla, dhe siç thotë ai, do të duhet të dihet edhe si është bërë financimi i këtyre shkollave.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zemaj-thaci-veseli-e-haradinaj-pergjegjes-per-arrestimin-e-turqve-518359/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright