Zemaj takon drejtuesit e agjencive në kuadër të MSh-së

27.08.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot ka mbajtur takim me  me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve […]

Zemaj takon drejtuesit e agjencive në kuadër të MSh-së Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot ka mbajtur takim me  me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik

Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm. Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit. Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha, ka thënë Zemaj.

Gjithashtu ai ka shtuar se së bashku po angazhohen dhe po punojnë për një popullatë të shëndoshë.