Zemaj takohet me Bordin Këshilldhënës, diskutohet për situatën epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot është takuar me Bordin Këshillëdhënës ku kanë diskutuar për situatën epidmiologjike në vend.

Zemaj përmes një postimi në facebook ka thënë se së bashku me Bordin Këshilldhënës sot kanë diskutuar për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë.

Ai gjithashtu ka thënë se rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.

Tutje ai ka shtuar se respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit.

Ndryshe, dje janë identifikuar 627 raste të reja me Coronavirus dhe janë raportuar 22 viktima.

Njoftimi i plotë:

RAPORTO