Zemaj: Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

16.04.2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen aktuale lidhur me qasjen ndaj menaxhmimit të pandemisë. Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente, thuhet ndër tjera në reagimin e Zemajt. “Një Qeveri e […]

Zemaj: Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike Foto: Ilustrim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen aktuale lidhur me qasjen ndaj menaxhmimit të pandemisë.

Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente, thuhet ndër tjera në reagimin e Zemajt.

“Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.

Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.

Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!” ka shkruar Zemaj.