Zemaj: Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 është shqetësuese

05.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas publikimit të rasteve me COVID-19 nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se kjo rritje e rasteve është shqetësuese. Ministri Zemaj përmes një postimi një postimi në facebook ka thënë se kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës. Ndër […]

Zemaj: Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 është shqetësuese Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas publikimit të rasteve me COVID-19 nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se kjo rritje e rasteve është shqetësuese.

Ministri Zemaj përmes një postimi një postimi në facebook ka thënë se kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.

Ndër tjera, Zemaj tha se me të gjithë do të vazhdojnë ta luftojnë virusin vdekjeprurës.

Rritja e mëtejme e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim.Andaj kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.

Përkushtimi duhet të vazhdoj edhe më tej nga secili, ashtu siç kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë me përkushtim që nga fillimi i Pandemisë vullnetarët në Qendrën e thirrjeve falas pranë IKShPK-së.

Është për çdo respekt puna dhe përkushtimi i kësaj ekipe, mjekë dhe apsolventë të Fakultetit të Mjekësisë.Nuk do të lodhemi nga angazhimi gjatë pandemisë, edhe më fuqishëm dhe bashkë do të vazhdojmë ta luftojmë virusin vdekjeprurës!” ka shkruar Zemaj.