Zemaj-qytetarëve: S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa!

11.07.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi edhe një herë ka apeluar te qytetarët për vendosjen e maskave dhe mbajtjes së higjienës personale. Më tutje Zemaj gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që mos ta imponojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme duke neglizhuar masat mbrojtëse ndaj covid-19. “Secili sytë të Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. […]

Zemaj-qytetarëve: S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa! Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi edhe një herë ka apeluar te qytetarët për vendosjen e maskave dhe mbajtjes së higjienës personale.

Më tutje Zemaj gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që mos ta imponojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme duke neglizhuar masat mbrojtëse ndaj covid-19.

“Secili sytë të Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Ju po harroni se s’po vendosni maskën.

S’po respektoni rregullat antivirus.
S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni.

Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.
Virusi rëndon gjendjen e popullatës (rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë).
Rrit krimin (shton vjedhjen, dëmton rendin publik).
Hileqarët e shfrytëzojnë për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet.
Rrit kërkesën për ndihma sociale, vë në pikëpyetje hapjen e kufijve, hapjen e shkollave që funksionojnë edhe gjatë kësaj kohe.
Mund të rris pakënaqësinë e secilit.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik.
Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.

Vendos maskën!
Mbaje higjienën!
Respekto rregullat!
Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës!” ka shkruar Zemaj.