Zemaj: Po keqmenaxhohet me pandeminë, duhen edhe tri vjet për vaksinim kundër COVID-19

30.04.2021

Menaxhimi i pandemisë me COVID-19 është bërë “mollë-sherri” për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-ministrin, Armend Zemaj duke akuzuar njëri-tjetrin për keqmenaxhim të pandemisë. Po ashtu Armend Zemaj ka thënë se qytetarët e Kosovës dozën e dytë të vaksinës anti-COVID duhet ta marrin deri më 8 qershor. Sipas Zemajt ende nuk ka as edhe […]

Zemaj: Po keqmenaxhohet me pandeminë, duhen edhe tri vjet për vaksinim kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Menaxhimi i pandemisë me COVID-19 është bërë “mollë-sherri” për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-ministrin, Armend Zemaj duke akuzuar njëri-tjetrin për keqmenaxhim të pandemisë.

Po ashtu Armend Zemaj ka thënë se qytetarët e Kosovës dozën e dytë të vaksinës anti-COVID duhet ta marrin deri më 8 qershor.

Sipas Zemajt ende nuk ka as edhe ndonjë konfirmim se nëse në Kosovë do të arrijnë dozat e dyta të kësaj vaksine, duke shtuar se nëse vazhdohet kështu me këtë ritëm atëherë ky proces mund të mos kryhet deri në tri vjet.

Gjithashtu mes tjerash ai ka kritikuar Qeverinë edhe për numrin e testimeve, duke thënë se normalisht për këtë arsye ka pak raste pozitive.

“Kjo Qeveri morri  vota e mori pushtetin, duke i kujtuar qeverisë së re që koha e dozave të dyta të vaksinave nuk kanë ardhur, ndërsa qytetarët presin këto vaksina”.

“Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur qytetaret janë të painformuar nga ata që premtuan dhe nuk informuan drejtë, nëse vazhdon kështu atëherë gjendja pandemike do zgjasë gjatë ku qytetaret po vdesin shumë, po bëhen pak teste normal që ka pak raste, sepse po i detyrojnë bashkatdhetarët tanë që të shkojnë nëpër klinika private për testim”.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se kontingjenti i radhës me vaksina anti-COVID do të vijë në fillim të muajit maj.