Zemaj për masat anti-COVID: Mund të ashpërsohen nëse situata përkeqësohet

02.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmruar ashpërsimin e masave mbrojtëse nga COVID-19, nëse situata epidemiologjike përkeqësohet. Zemaj gjatë një takimi me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, si SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ka […]

Zemaj për masat anti-COVID: Mund të ashpërsohen nëse situata përkeqësohet Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmruar ashpërsimin e masave mbrojtëse nga COVID-19, nëse situata epidemiologjike përkeqësohet.

Zemaj gjatë një takimi me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, si SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ka thënë se masat mund të ashpërsohen nëse situata me COVID-19 përkeqësohet.

Përmes një postimi në facebook Zemaj ka theksuar se Kosova ka nevojë që të vazhdojë e të bashkëpunojë me shtetet mike në luftimin e pandemisë dhe tregon se ata u zotuan që përkrahja e tyre do të vazhdojë.

“Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Republikën e Kosovës u vlerësua lartë nga partnerët tanë dhe bashkë vazhdojmë tutje në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.U dakorduam që masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet, kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët tanë po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë. ” shkruan Zemaj.

Gjithashtu ai thotë se masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.

“Deri më tani, kemi marrë ndihma financiare dhe pajisje mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrues të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçantë.Në takim, në emër të Ministrisë, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha falënderimin e thellë e të sinqertë për tërë përkrahjen e cila është pjesë e suksesit tonë në luftimin e virusit” ka shtuar tutje Zemaj në facebook.