Zemaj paralajmëron masa të reja për secilën komunë

16.11.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur rreth punësimit të specialistëve të papunë. Zemaj ka thënë se nga e marta do të hapet konkursi i specialistëve të papunë në ShSKUK. “Sot do ta ndajmë lajmin e ri për specialistët e pa punë. Kjo është ditë e madhe dhe […]

Zemaj paralajmëron masa të reja për secilën komunë Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur rreth punësimit të specialistëve të papunë.

Zemaj ka thënë se nga e marta do të hapet konkursi i specialistëve të papunë në ShSKUK.

“Sot do ta ndajmë lajmin e ri për specialistët e pa punë. Kjo është ditë e madhe dhe është lajm i mirë për qytetarët he shëndetësinë kosovare. E konfirmojmë se specialistët po punësohen, ShSKUK nga nesër hap konkursin për specialistët e papunë”.

Gjithashtu, Zemaj  ka thënë se në ora 15:00 do të bëhet publike edhe vendimet e reja për secilën komunë.

“Sot e kemi vlerësimin që bëhet nga IKShPK parametrat tash janë të përcaktuar pas orës 15:00 do të publikohen vendimet e reja për çdo komunë”, tha ai.