Zemaj paralajmëron shkurtimin e gjysmëvjetorit të parë shkollor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjysmëvjetori i parë shkollor këtë vit do të përfundojë më herët se që është planifikuar.
Zemaj thotë se kjo do të bëhet në mënyrë që të lehtësohet situata me Covid-19.
“Sot do të ulemi pasdite dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurtohet gjysmëvjetori i parë dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me Covid-19”, ka thënë Zemaj gjatë një aktiviteti ku kanë pranuar një sasi e vaksinave kundër gripit sezonal.
Tutje ai ka shtuar se masa të tjera ai ka thënë se do të vazhdojnë me ato të mbylljes pas orës 19:00, në komunat që janë në “Zonë të kuqe” dhe se vendimet e tjera do të jenë varësisht nga situata.
Ndyshe, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 626 raste të reja me coronavirus dhe janë shënuar 16 raste të vdekjës.