Zemaj: Nuk ka lirim të masave, vaksina kundër COVID-19 vjen në shkurt

28.01.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend  Zemaj, ka thënë se vaksina antiCOVID pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt. Ai gjithashtu ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave, duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat. “Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por […]

Zemaj: Nuk ka lirim të masave, vaksina kundër COVID-19 vjen në shkurt Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend  Zemaj, ka thënë se vaksina antiCOVID pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.

Ai gjithashtu ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave, duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

Zemaj tutje ka thënë se nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë.