Zemaj në takim me Hotin: Diskutojnë për sigurinë e ushqimit dhe ujit të pijshëm

23.09.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marr pjesë në takimin e dhjetë të ftuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Kryesues i Këshillit Ndërministror për Ujërat, ku u shqyrtua çështja e kësaj fushe. Fokusi i çështjeve të trajtuara ishin te Monitorimi, hulumtimi dhe vlerësimi i sigurisë së ushqimit, sigurisë së ujit të pijshëm, ujit për rekreacion, dhe […]

Zemaj në takim me Hotin: Diskutojnë për sigurinë e ushqimit dhe ujit të pijshëm Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marr pjesë në takimin e dhjetë të ftuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Kryesues i Këshillit Ndërministror për Ujërat, ku u shqyrtua çështja e kësaj fushe.

Fokusi i çështjeve të trajtuara ishin te Monitorimi, hulumtimi dhe vlerësimi i sigurisë së ushqimit, sigurisë së ujit të pijshëm, ujit për rekreacion, dhe situatës së furnizimit me ujë për pije në të gjithë territorin e Kosovës.

Angazhimi ynë për këto aspekte të jetës tonë, janë të përqendruara në instrumentet e kontrollit dhe vlerësimit me të gjitha institucionet relevante të cilat ndikojnë me prioritet pengimin e sëmundjeve që mund të vijnë nga uji dhe ushqimi” shkruan Zemaj.