Zemaj: Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike është i mirëseardhur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kthimi i kuadrove profesionale brenda shëndetësisë publike është i mirëseardhur.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kontributin e tij brenda institucioneve publike shëndetësore, tashmë i është bashkuar  doktor Raif Çavolli.

Postimi i plotë:

Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike dhe gatishmëria e tyre për t’iu bashkuar kolegëve në Repartin e Kardiologjisë në QKUK, është e mirëseardhur.

Ph. Dc. Prof. Raif Çavolli duhet të shërbej si ogur i mirë edhe për kolegët tjerë të tij që t’i bashkohen shëndetësisë publike. Bashkë me Prof. Çavollin biseduam se si po krijohen kushtet dhe ambienti miqësor për profesionistët shëndetësorë.

Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.