Zemaj: Kosova nuk ka shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit për menaxhimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se deri më sot Ministria e Shëndetësisë nuk  ka shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit për të menaxhuar pandeminë.

Zemaj thotë se ky rrugëtim deri më tani është financuar nga donatorët.

Ministri ka përmendur disa nga donatorët kryesor të cilët i ka quajtur “miku i mirë, në ditë të vështirë”.

Postimi i plotë:

“Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombtëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.

Mora konfimimin që bashkëkupunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.

Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.