Zemaj: Kosova dhe populli i saj i janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen historike

04.04.2024

NATO sot feston përvjetorin e 75-të. Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj I cili është i pranishëm në ceremoninë festive të shënimit të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, ka thënë se Kosova dhe populli i saj I janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen historike.

Zemaj: Kosova dhe populli i saj i janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen historike Foto: Ilustrim

“Republika e Kosovës dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen e saj historike, humanizmin në kohë të rëndë, për vlerat e lirisë, të paqës dhe sigurisë, si dhe për të gjitha proceset e shtetndertimit të vendit tonë. Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar së bashku me aleatët dhe partnerët që të ecim përpara që një ditë së shpejti në këtë rreth të valojë flamuri i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë i Zemajt:

Nder i madh të jeshë pjesë e një dite historike dhe një momenti të mrekullueshëm në #NATO, sot në ceremoninë festive për nder të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s.

Në vitin 1999, për herë të parë pas 50-të viteve që nga themelimi i saj, pas dështimit te të gjitha përpjekjeve diplomatike dhe një serë Rezolutash nga OKB, #NATO intervenoj me sulme ajrore për 78 ditë rresht kundër ish.Jugosllavisë, për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm dhe spastrimin etnik që ishte duke ndodhur kundër popullit të Kosovës.

Republika e Kosovës dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen e saj historike, humanizmin në kohë të rëndë, për vlerat e lirisë, të paqës dhe sigurisë, si dhe për të gjitha proceset e shtetndertimit të vendit tonë.

Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar së bashku me aleatët dhe partnerët që të ecim përpara që një ditë së shpejti në këtë rreth të valojë flamuri i Republikës së Kosovës.