Zemaj kërkon nga deputetët të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

12.11.2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj së bashku me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin kanë vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK. Ministri Zemaj pas kësaj vizite ka thënë se janë duke u angazhuar maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, që të menaxhojmë situatën me pandeminë COVID-19. “Qeveria e Kosovës dhe të gjithë ne […]

Zemaj kërkon nga deputetët të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj së bashku me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin kanë vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK.

Ministri Zemaj pas kësaj vizite ka thënë se janë duke u angazhuar maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, që të menaxhojmë situatën me pandeminë COVID-19.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjithë ne po angazhohemi maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, ta menaxhojmë situatën, të ketë mjaftueshëm shtretër për pacientët në nevojë, staf shëndetësor ku tashmë do të jenë edhe specializantët e rinj, si dhe furnizim me barna” tha Zemaj, transmeton SuharekaOnline.

“Për shkak të rrethanave të krijuara dhe rritjes së rasteve me Covid-19, ditëve të fundit është imponuar të ndërmarrim disa masa të reja, përfshirë këtu edhe pezullimin e përkohshëm të punës në objektin e ambulancave specialistike në QKUK, ku në vijim do të ofrohen vetëm shërbime shëndetësore për rastet emergjente” ka shtuar tutje ai.

Zemaj gjithashtu ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Në këtë kontekst edhe njëherë i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetarëve ta votojnë “Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, në të cilin Qeveria ka paraparë edhe fondin rezervë për pandeminë. Ky ligj është shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë” ka thënë Zemaj.