Zemaj: Ka raste kur i infektuari ka ikur nga QKUK dhe ka shkuar në festën e familjes

06.07.2020

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për dyshimet që kanë njerëzit për ekzistencën e coronavirusit. Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq ka raste kur persona janë larguar nga Klinika Infektive. “Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person […]

Zemaj: Ka raste kur i infektuari ka ikur nga QKUK dhe ka shkuar në festën e familjes Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për dyshimet që kanë njerëzit për ekzistencën e coronavirusit.

Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq ka raste kur persona janë larguar nga Klinika Infektive.

“Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person ka ikur nga Klinika dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”, tha ai, përcjell Telegrafi.