Zemaj: Ka dyshime në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve

14.05.2021

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19. “Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. […]

Zemaj: Ka dyshime në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve Foto: Ilustrim

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.

“Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. Kam kërkuar që këto informacione zyrtare të përcillen përmes shtabeve emergjente. Sot kam komunikuar me disa zyrtarë të komunave dhe familjarët e tyre kanë adresuar që X personi ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka rezultuar si i vdekur dhe nuk është i pasqyruar në statistikat e dhëna”.

“Këtë po e përmendi sepse Kosova gjatë gjithë kësaj kohe në menaxhimin e vështirë që e kemi pasë, kemi qenë 2 3 adresime të suksesit që i kemi pasë dhe që na kanë bërë të dallojmë prej vendeve tjera”, është shprehur Zemaj në Klan Kosova.

Ai ka thënë që tollovia që është krijuar sot tek qendra “1 Tetori”, nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte injoruar situata.