Zemaj: Bali Muharremaj vazhdimisht në koordinim me MSh-në

15.09.2020

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj është takur sot me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku kanë biseduar për menaxhimin e pandemis COVID-19. Armend Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku edhe kanë biseduar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 në komunën tonë, Zemaj ka thënë se […]

Zemaj: Bali Muharremaj vazhdimisht në koordinim me MSh-në Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj është takur sot me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku kanë biseduar për menaxhimin e pandemis COVID-19.

Armend Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku edhe kanë biseduar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 në komunën tonë, Zemaj ka thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Suharekë si dhe do t`u përgjigjen pozitivisht të gjitha kërkesave që do të parashtrohen nga komuna e Suharekës.

Gjithashtu në këtë takim Kryetari Muharremaj dhe Ministri Zemaj kanë biseduar edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që aktualisht është në ndërtim e sipër në Suharekë, në fshatin Gjinoc, ku MSH-ja do të përkujdeset dhe do të angazhojë personel mjekësor që të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.