Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se këto ditë do të del e vërteta e dorëheqjes së kryeminisrit Ramush Haradinajt.
Zeka ka thënë se nuk është Gjykata Speciale, siç është deklaruar Ramush Haradinaj, arsyeja që ka dhënë dorëheqje ky i fundit.
“Unë mendoj se është rasti i parë që para se ma ia dhanë Kadri Veseli, shah-mat Ramush Haradinajt, Ramushi ia ka ba shah-mat. Do të thotë deklarata e Kadri Veselit në Zërin e Amerikës ka qenë signal 100 përqind që sapo të vjen në Kosovë do ta rrëzoj Ramush Haradinajn, e ky tha sa t’më rrëzon ai, të rrëzoj vetën”, ka thënë Zeka për inFokus.
Ai shtoi se kryeministri i Kosovës nuk ka pas aktakuzë dhe se nuk është paraqitur para Gjykatës Speciale por para Parokurorisë.
Ndryshe, kohëve të fundit, lideri i AAK’së i prishi raportet me Liderin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili nga Washingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.
Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.
Haradinaj hjeku dorë nga posti i kryeminisrtit dy muaj pa i mbushur dy vite të Qeverisë së ndërtuar nga AAK, PDK, NISMA e AKR.