Zeka: Në listën e 9 personave të tjerë, emra të fuqishëm të skenës politike, do të kemi tërmet në skenën politike

Ish deputeti, Milaim Zeka, iftuar në KlanKosova ka thënë se pas akuzave mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të bëra nga Gjykata Speciale në listën e nëntë personave tjerë ka emra shumë të fuqishëm të skenës politike.

“Lista është shumë serioze. Do të goditet shumë rëndë skena politike. Janë njerëz të profilit të lartë – tre personalitete nga Drenica, nga të gjitha pjesët e Kosovës. Bashkë me këta 11 veta vinë…janë 3 aktakuza, bashkë me Thaçin dhe Veselin janë edhe nëntë të tjerë dhe pas kësaj janë edhe dy aktakuza”, është shprehur Zeka.

“E kam pas informacionin para pesë vjetësh. Gjykata është krijuar për këta njerëz. Gjykatësi është francez dhe prokurori amerikan. Nga praktikat që unë njoh nuk ndodh që prokurori të ngris aktakuzë dhe të refuzohet nga ana e gjykatësit”.

LEXO EDHE:  Sot dhe ditëve të ardhshme mot veror, i nxehtë dhe me diell

“Gjatë këtyre ditëve do të kemi tërmete të reja në skenën politike të Kosovës. Në grupin e 11 vetave, nëntë të tjerët në këtë grup janë politikanë të profilit të lartë. Do të ketë goditje shumë të rëndë në skenën politike”.