Arlind Manxhukaj Zëdhënësi i VV-së: Logjika e LDK-së në tre hapa

Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhukaj, ka “analizuar” vendimet e LDK-së përkitazi me marrëveshjen e mundshme për bashkëqeverisje.

Ai përmes profilit të tij në Facebook ka treguar tre hapa që sipas tij janë logjikë e LDK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Logjika e LDK-së në tre hapa:

1. VV ka dalë e para në zgjedhje (nuk i ka fituar ato, vetëm ka dalë e para) dhe rrjedhimisht e ka gjithë përgjegjësinë për ta arritur marrëveshjen.

2. VV duhet të dalë me një propozim për arritjen e marrëveshjes, të cilin ne pastaj e dërgojmë në Këshillin e përgjithshëm për aprovim/refuzim

3. Ky është propozimi ynë dhe nëse doni marrëveshje, përmbushni kërkesat tona. Propozimin tuaj nuk e trajtojmë fare.