Ministria e Shëndetësisë jep detaje – sqaron nëse maska duhet bartuar gjatë ngasjes së veturës

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.

Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”.

Më poshtë, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.

Sipas këtyre shembujve, qytetarët nuk kanë nevojë ta bartin maskën në shtëpi me njerëzit që jetojnë në familjen tuaj dhe gjatë vozitjes së automjetit personal me njerëz që jetojnë në familjen tuaj.

Qytetarët obligohen ta bartin maskën gjatë blerjes së gjërave ushqimore dhe gjërave të tjera, gjatë vizitës te mjeku apo farmacisti, gjatë drekës/darkës në një restorant, gjatë vozitjes në një automjet tjetër (me jo familjar), gjatë udhëtimit me transport publik dhe gjatë marrjes së ndonjë shërbimi në bankë, postë apo në shërbime të tjera publike.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.