Zëdhënësi i LVV-së mohon lajmin se Kurti ka siguruar 200 mijë doza të vaksinës Pfizer

08.04.2021

Në disa media vendore të mërkurën është raportuar se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani kanë siguruar 200 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer. Mirëpo kjo është hudhur poshtë nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke e cilësuar si lajm të rremë, duke aluduar edhe në tendencë të mediave që e kanë publikuar. “Ky është rasti […]

Zëdhënësi i LVV-së mohon lajmin se Kurti ka siguruar 200 mijë doza të vaksinës Pfizer Foto: Ilustrim

Në disa media vendore të mërkurën është raportuar se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani kanë siguruar 200 mijë vaksina anti-COVID nga Pfizer.

Mirëpo kjo është hudhur poshtë nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke e cilësuar si lajm të rremë, duke aluduar edhe në tendencë të mediave që e kanë publikuar.

“Ky është rasti tipik se si shtyhet përpara një lajm i rremë (fake news). Artikullin në linqet dhe fotografitë më poshtë do ta shihni se është identik, madje është marrë direkt pa u ndryushuar fare nga ata që e kanë nisur këtë fake news.

Disa ditë janë përpjekur edhe në portale të tjera por në fund kanë arritur ta nxjerrin vetëm në këto. Një portal ka dërguar pyetje mbi këtë lajm dhe është demantuar, dhe si rrjedhojë nuk ka dalur si lajm, por në këto të tjerat po. Ky nuk është vetëm informacion i rremë, por artikull i përgatitur plotësisht.

Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në sulm ndaj qeverise.Sikur shumë herë të tjera edhe kësaj radhe ky fake news vjen direkt nga një parti politike, e cila dëshiron të gënjejë dhe ndikojë opinionin publik.

Së bashku me dekonspirimin e lajmit dhe personave që e kanë shtyrë atë po dalin në pah edhe mediumet e lidhura ngusht me regjimin e vjetër, normalisht ende jo të gjitha.Për fund, nëse ju nuk e dini që ne dimë, atëherë ja ku po ju themi” ka njoftuar Manxhuka.