Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar puna për rinumërimi të 1407 vendvotimeve.

Ndërsa sa i përket ditës së dielë, zëdhënësi i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka bërë të ditur për EkonomiaOnline se janë rinumëruar 140 vendvotime.

Po ashtu ai ka dhënë edhe disa sqarime që sipas të dhënave të deritanishme, numri i vendvotimeve të rinumëruar është 573 vendvotime apo rreth 41%,

Ndërsa Elezi ka thënë se kanë mbetur për rinumërim edhe gjithsej 834 vendvotime.

Kujtojmë se numri i vendvotime që duhet të rinumërohen është 1407, edhe pse në vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ishte shkruar se bëhet fjalë për 1472 vendvotime.