Zëdhënësi i KEDS: Për disa muaj e kemi bartur barrën e furnizimin me rrymë, kur u shterën resurset i filluam kufizimet
Buzhala ka thënë se është rritur konsumi i energjisë elektrike si dhe janë rritur çmimet e importit. Ai tha se prodhimi shkon në 600 MW dhe se njësia B është jashtë të termocentralit Kosova B. “Vendi aktualisht është duke u përballur me vështirësi bukur të mëdha. Në bazë të analizave që janë bërë janë tri […]
Buzhala ka thënë se është rritur konsumi i energjisë elektrike si dhe janë rritur çmimet e importit.
Ai tha se prodhimi shkon në 600 MW dhe se njësia B është jashtë të termocentralit Kosova B.
“Vendi aktualisht është duke u përballur me vështirësi bukur të mëdha. Në bazë të analizave që janë bërë janë tri faktorë që ndikojnë në këtë gjendje është rritja e madhe e konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që ka rritur çmimet në nivel shumë të lartë. Konsumi ka arritur deri në 1400 MW në orë që nuk është shënuar asnjëherë në histori të Korporatës.
Prodhimi shkon në 600 MW dhe e kemi jashtë njësinë B të termocentralit Kosova B. Edhe çmimet e importit po shkojnë në 600 euro për MW e që janë 10 fish më të larta sesa vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka shtuar se KEDS është deturar që të fillojë me kufizime për herë të parë në historinë e kompanisë, sipas tij vendimi për fillimin e këtyre kufizimeve është marrë pas shterjes së resurseve.
“Ne për disa muaj e kemi bartur barrën e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët. Nuk kemi aplikuar reduktime për asnjë konsumatorë derisa na u shtjerrën resurset.
Komplet sistemi është bërë likuid dhe ne kemi filluar me kufizime. Po flasim për kufizime që kanë ndodhur për herë të parë në historinë e kompanisë, domethënë pas tetë vitesh kemi filluar me kufizime pas tetë vitesh”, ka thënë ai.