Zëdhënësi i KEDS-it: Edhe nesër do të ketë reduktime
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka theksuar se për reduktime të rrymës gjatë ditës së nesërme kanë marrë urdhëresë nga KOSTT-i. “Ne kemi marrë urdhëresë që edhe nesër të aplikojmë reduktime nga ana e operatorit të tregut KOSTT. Është e çuditshme kjo pasi që ne kemi siguruar gjithë energjinë elektrike që është e nevojshme për […]
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka theksuar se për reduktime të rrymës gjatë ditës së nesërme kanë marrë urdhëresë nga KOSTT-i.
“Ne kemi marrë urdhëresë që edhe nesër të aplikojmë reduktime nga ana e operatorit të tregut KOSTT. Është e çuditshme kjo pasi që ne kemi siguruar gjithë energjinë elektrike që është e nevojshme për mbulim të kërkesës, por çfarë ka ndodhur me importimin e rrymës nga KEK-u nuk e dimë”, ka thënë Buzhala, në emisionin “Frontal”, në T7.
Po ashtu, i njëjti ka shtuar se për sa i përket KEDS-it energji elektrike ka dhe se nuk do të duhej që të kishte reduktime të rrymës.
“Po besoj që janë dy orë. Nuk besoj që shkojnë mbi dy orë. Pjesa më e madhe e energjisë vetëm sa është siguruar. Ne e kemi siguruar të gjithën. Sa na përket neve nuk kemi nevojë që të bëjmë reduktime por ajo pjesa nuk e di se çfarë ka ndodhur. Jemi në procese të sqarimit të rrethanave sepse këto çështje duhet të adresohen”, ka thënë ai.