Zbulohet lapidari kushtuar dëshmorit, Haxhi Haxhaj, nga Grejkoci i Suharekës

  • 29.03.2019, 20:27

Me 29 Mars të vitit 1999 në vendin e quajtur Gallush në fshatin Semetishtë të Suahrekës, kishte rënë në altarin e lirisë, dëshmori i kombit, Haxhi Haxhaj nga Grejkoci i kësaj Suharekës.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, të premtën në vendin e tij të rënies është mbajtur tubim përkujtimor dhe është zbuluar lapidari kushtuar dëshmorit. Për jetën dhe veprën e dëshmorit, ka folur nga këshilli organizativ i tubimit, Salajdin Beqiraj, i cili tha se qysh në moshën e re, i frymëzuar nga atdhedashuria e të parëve të tij, Haxhi Haxhaj, kishte qenë halë në sy për armikun serbosllav.

Zv/komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Enver Cikaq, drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e vlerësun lartë figurën e bashkëluftëtarit të tyre për sakrificën sublime të tij në shërbim të çlirimit të Kosovës.

Veprimtarinë atdhetare të dëshmorit, e vlerësuan edhe , Halil Krasniqi, nga shoqatat e dala nga lufta në Suharekë, dhe Haki Gashi, bashkëluftëtar i dëshmorit nga Semetishti. Në emër të familjes, ka folur e bija e dëshmorit, Fitorja, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë tubim përkujtimor kushtuar babait të saj dëshmor, kujtimi për të cilin në këtë ditë të rënies së tij, na zgjon krenari dhe dhembje, theksoi ajo.

Me këtë rast është zbuluar lapidari në vendin e tij të rënies, të dëshmorit, Haxhi Haxhaj.

Të tjera