Zbritet çmimi i derivateve në mënyrë drastike në Suharekë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj para ca dite ka paralajmëruar që të zbritet çmimi i derivateve në Kosovë, por në Komunën e Suharekës një pompë e derivatëve zbriti çmimin e naftës dhe të benzinës në mënyrë drastike. Kjo pompë e cila zbriti në mënyrë drastike çmimet e derivateve quhet Pompa ‘Labi’ e cila […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj para ca dite ka paralajmëruar që të zbritet çmimi i derivateve në Kosovë, por në Komunën e Suharekës një pompë e derivatëve zbriti çmimin e naftës dhe të benzinës në mënyrë drastike.
Kjo pompë e cila zbriti në mënyrë drastike çmimet e derivateve quhet Pompa ‘Labi’ e cila ndodhet në Komunen e Suharekës, ku më konkretisht çmimi i derivateve në atë pompë është zbritur në 1 euro.
Këto ulje të çmimeve po vinë si pasojë e debatit të fundit e cila po bëhet rreth çmimeve shumë të larta të karburantëve në Kosovë, kryeministri i Kosovës ka thënë se po ta krahasojmë Kosovën me vendet e tjera të rajonit për çmimin e derivateve, Kosova e ka çmimin më të lartë të derivateve.
Më këtë çështje sot është marrë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka takuar përfaqësuesin e naftëtarëve, prej të cilit ka kërkuar uljen e çmimit të naftës e benzinës dhe mbrojtjen e xhepit të qytetarëve të Republikës së Kosovës