Zafir Berisha e pranon që NISMA i ka punësuar njerëzit e partisë

Zafir Berisha e pranon që NISMA i ka punësuar njerëzit e partisë
F K

05.08.2019 / Lajme

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha pranon ne emisionin Frontal ne T7 se partia te cilës i takon Berisha ka punësuar shume persona. E personat e punësuar, kryesisht janë anëtar të partisë. Madje deputeti i Nismës, shpreh keqardhje se nuk kane pasur mundësi te punësojnë me shume.

‘’Natyrisht qe është punësu dikush, fatkeqësisht s’kemi pas mundësi me punësu më shume’’ Ne fund te fundit ne duhet me pas një mision, por gjithmonë punësime me rregulla te lojës”.

E pyetjes se pse anëtaret e Nismës, duhet ti zënë vendin personave që i plotësojnë kriteret për ato pozita, Berisha u përgjigj : ‘’Po pse mos mu pranu ? More me mujte edhe 20 edhe nuk behet nomi, këta tjerët le ti punësojnë partitë e veta.’’

Madje ai pranoi sa disa nga te punësuarit janë edhe familjar te anëtareve te Nismës. ‘’Nfund tfundit edhe anëtaret e familjes i kan kërkesat. Me të thanë te drejtën ky është realiteti i hidhur ne Kosove, dhe nuk mundemi me mohu.’’ Por meqenëse 90 përqind te familjes së Berishes jetojnë jashtë vendit, ai mohon se ka punësuar ndonjë familjar të tij. ‘’Nuk kom pas nevoje familjaret e mi, se 90 përqind janë jashtë.

RAPORTO