Xhipi 3Z i qeverisë hap dritaren dhe e nguc një vajzë në rrugë!

Xhipi 3Z i qeverisë hap dritaren dhe e nguc një vajzë në rrugë!
SuharekaOnline

27.08.2019 / Lajme

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7. 

Ambasadori britanik në largim gjithashtu ka treguar se si ka qenë dëshmitarë i një ngjarje e cila rrallë se mund të ndodh diku tjetër, një makinë zyrtare duke ngacmuar disa vajza.

“E pash para tri jave tu ecë në rrugë kalojë xhipi 3Z i qeverisë dhe e hap dritaren dhe e nguc një vajzë në rrugë dhe kjo gjë ka ndodhur”, ka treguar ai.

Ai më pas ka folur edhe për gratë e dhunuara gjatë luftës, me ç’rast ka thënë se në Kosovë këto gra fatkeqësisht gjykohen përse janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht.

“Kur pyeten përse viktimat e dhunës seksuale nuk dalin dhe të flasin haptazi, fatkeqësisht konsiderohen fajtorë se pse janë dhunuar ose pse ka veshur ose çka ka veshur dhe sulmohen nga shqiptarët. Qysh mund ta gjejnë guximin me dal vetëm sepse sulmuesit kanë qenë serbë. Çka është e rëndësishme është se kanë filluar të flasin për këtë gjë”, ka deklaruar ai.

RAPORTO