Herolind Bytyçi
28.03.2019, 21:49

Xhipat e zi “kërcënuan” qytetarët të mos nënshkruajnë peticionin!

Debati i sotëm në Debat Plus ka zbardhur një tjetër fakt nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka treguar se një orë pasi që ka filluar të nënshkruhet peticioni, xhipat e zi u janë afruar qytetarëve dhe i kanë kërcënuar që të mos nënshkruajnë peticionin pasi që asgjë nuk do të ndërmerret.

Sipas kryetarit Muharremaj, nga informatat që ai kishte siguruar xhipat ishin me targa 01 dhe menjëherë kishte kontaktuar zëvendës komandantin e Policisë së Kosovës në Suharekë dhe e kishte njoftuar për rastin.

Pavarësisht presionit dhe kërcënimeve peticioni ka marrë mbi 11,500 nënshkrime brenda pak ditësh dhe po i njëjti i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.