Xhemajl Rexha rizgjedhet kryetar i AGK-së edhe për një mandat

06.07.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor.

Xhemajl Rexha rizgjedhet kryetar i AGK-së edhe për një mandat

Më fillim nga ora 11:30, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe u zgjodh kryesia e re e organizatës.

Gazetarë nga i gjithë vendi zgjodhën kryesinë e re të Asociacionit, me Xhemajl Rexhën në krye të tij, edhe për tri vjet të tjera.

Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).

Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).

Etiketat

Ofertat e fundit