Xhandarmëria serbe në Kosovë? Ramush Haradinaj viziton Karaçevën

Gjatë ditës së djeshme, pjestarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Karaçevën, një ditë pasi u raportua se xhandarmëria serbe kishte kaluar nëpër këtë territor të komunës së Kamenicës.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.

Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla” ka njoftuar Haradinaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.