Situata e krijuar në Kosovë, Kurti sot në interpelancë

30.11.2022

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë të re plenare. Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot do të flas para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për “masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”. Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të jetë në interpelancë […]

Situata e krijuar në Kosovë, Kurti sot në interpelancë Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë të re plenare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot do të flas para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për “masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të jetë në interpelancë Kurti do të mbahet në ora 11:30.

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen ‘Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend’”, thuhet në njoftim.