Lajme

VV: Zgjedhja e Konjufcës na detyroi ta shtojmë edhe një ministri për LDK-në

Ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka komentuar ofertën e fundit të kësaj partie në adresë të LDK-së.

Abazi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se oferta e fundit e bërë nga Vetëvendosje në adresë të LDK-së është si rezultat i bisedimeve pas vitit të ri, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se situata e krijuar pas 26 dhjetorit kur u zgjodh Glauk Konjufca në krye të Kuvendit e ka krijuar një momentum të ri për shtimin e dy ministrive ku njëra nga to do t’i shtohet LDK-së e tjetra me Kushtetutë u takon minoriteteve.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se oferta e kësaj partie ndaj LDK-së nuk lidhet me parimet e së kaluarës që ka ndodhur pasi sipas tij parimet duhet të vendosen njëherë e mirë.

Abazi thotë se duhet pasur parasysh se asnjëherë dhe në asnjë vend të botës marrëveshje ideale nuk mund të ketë.

Ai thotë se për herë të parë Vetëvendosje pos shtimit të një ministrie ka marrë një zotim edhe për Presidentin ashtu siç ka kërkuar LDK.