Koalicioni “VV të dalë me qëndrim të prerë për marrëveshjen, sharlatanat e saj nuk i marrim seriozisht”

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sheh vullnet dhe guxim politik tek Lëvizja Vetëvendosje për të ndërtuar qeverinë e re.

Në këto rrethana, nënkryetari i LDK-së Skender Hyseni, ka thënë se nuk do të pranojnë të hyjnë në qeveri me VV-në përderisa nuk kanë sjellje korrekte dhe dominon mosbesimi në partneritet.

“Ne jemi sjellur me Lëvizjen Vetëvendoje në mënyrë korrekte derisa kjo ka munguar nga ana e tyre dhe në këto rrethana në në asnjë formë nuk do të pranojmë që të ndërtojmë qeveri, në të cilen do të silemi si kundeshtarë poltik. Vetem një qeveri ku dominon sensi i partneritetit dhe mirëbesimit e çon vendin përpara”, tha ai.

Hyseni, tha se janë në pritje të një përgjigje definitive nga VV-ja për të tejkaluar këtë situatë, duke mos i marrë në konsideratë qëndrimet e zyrtarëve të kësaj partie, që sipas tij po sillen me përbuzje ndaj LDK-së, shkruan Gazeta Blic.

LEXO EDHE:  COVID-19, Zemaj paralajmëron mbyllje të sërishme

“Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka bërë publike poropozimin e saj të fundit i cili është mjaft i balancuar dhe korrekt,  jemi në pritje të një reagimi nga Vetëvendosje për një përgjigje përfundimtare, për të rrumbullakësuar këtë çështje, megjithëse ne e dimë se tash e dy muaj Vetëvendosje është sjellur sikur të ishte në fushatë elektorale, duke apstrofuar dhe akuzuar zyrtarë të caktuar të LDK-së dhe duke nxjerrur sondazhe, si një formë presioni dhe ‘kërcenim’ se si do të dalin në zgjedhje të reja.

Por ne nuk i marrim seriozisht disa zëra sharlatan të Vetëvendosjes që tërë ditën sillen me perbuzje ndaj LDK-së, por presim një qëndrim të qartë nga partia VV”, u shpreh Hyseni.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.