VV pas numërimit të votave nga diaspora: Mërgata tregoi se janë për ndryshime në vend

03.03.2021

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës.  Nga të gjitha votat e numëruara, më së shumti ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 78.51 për qind të votave. E pas këtij numërimi kanë reaguar edhe nga partia e Albin Kurtit, duke shprehur kështu falenderimin e tyre ndaj të gjithë […]

VV pas numërimit të votave nga diaspora: Mërgata tregoi se janë për ndryshime në vend

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës.  Nga të gjitha votat e numëruara, më së shumti ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 78.51 për qind të votave.

E pas këtij numërimi kanë reaguar edhe nga partia e Albin Kurtit, duke shprehur kështu falenderimin e tyre ndaj të gjithë mërgimtareve që në zgjedhjet e 14 shkurtit u deklaruan për Vetëvendosjen.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend.

Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike.

Urime!

Etiketat