Koalicioni VV optimiste se mund të ketë marrëveshje, por edhe “kërcënime” se mund të ketë zgjedhje

Takimet mes Kurtit e Mustafës janë duke rezultuar pa marrëveshje për bashkëqeverisje, takimi i fundit mes tyre ishte dje, ku ky takim erdhi pas presionit të gjermanëve, por edhe në këtë takim nuk u arrit asgjë.

Kurti pas çdo takimit ai para mediave ka deklaruar se bisedimet me Lidjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë të pashmangshme dhe se beson që këto bisedime do të rezultojnë me një marrëveshje.

Ndërkohë për ndarjen e ministrive dhe opsionin e ndarjes së tyre gjashtë me katër, Kurti tha se do të diskutojnë në takimet e radhës.

“Të gjitha këto çështje diskutohen në procesin e bisedimeve.

Po ashtu ai tha se ato gjashtë takime nuk kanë qenë të kollajshme për harmonizimin e programeve.

Qëndrimet tona janë të qarta sa i përket se si ne e synojmë atë marrëveshje. Mos harroni nuk kanë qenë të kollajshme ato gjashtë takimet për harmonizimin e programeve, për ato ka pasur më pak interesim, për këtë ka më shumë, jam optimist se do t’ia dalim”, tha ai, shkruan sot gazeta Zëri.

Ai ka shtuar se takimet që i kemi pasur me faktorët ndërkombëtarë kryefjala është se duhet të arrihet marrëveshja.

“Me siguri se në të gjitha takimet që kemi pasur me faktorët ndërkombëtarë kryefjala është se duhet të bëhet marrëveshja. Ne këtë e kemi kërkuar qysh në fillim dhe kemi vullnet që tash në këto ditët e mbetura përfundimisht ta realizojmë këtë marrëveshje. Faktorët ndërkombëtarë nuk bëjnë asnjë trysni konkrete për elementet tona të marrëveshjes veçse thonë bëjeni atë marrëveshje”, tha Kurti.

Se ndasitë me LDK-në mund të tejkalohen e ka pranuar edhe nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi.

Ai tha se pas zgjedhjeve të tetorit të dyja partitë që dolën të para kanë vendosur standard të ri në politikëbërjen dhe në mënyrën e formimit të qeverive.

Kësisoj sipas Bislimit, me maturi do të kalohen të gjitha ndasitë. “Momentalisht duket se negociatat kanë ngecur për arsye se në tavolinë kanë dalë kërkesa pa mbulesë, por jam shumë optimist se edhe kjo do të tejkalohet me maturi dhe vendi do të bëhet shumë shpejt me institucionet, që i ka votuar dhe kërkuar”, ka thënë Bislimi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.