VV nga e hëna me peticion do të kërkojë zgjedhje

30.05.2020

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin lejohet që të formohet qeveria e re, pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Sekretarja organizative e këtij subjekti politik, Vlora Haxhimehmeti, ka bërë të ditur se VV do ta nisë […]

VV nga e hëna me peticion do të kërkojë zgjedhje Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin lejohet që të formohet qeveria e re, pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme.

Sekretarja organizative e këtij subjekti politik, Vlora Haxhimehmeti, ka bërë të ditur se VV do ta nisë një peticion për të kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Vlora Haxhimemedi nga LVV ka thënë se një aktvendim i tillë i ka hapur rrugë regjimit të vjetër dhe e ka bërë votën të parëndësishme.

“ Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se s’mund të pritje ndonjë vendim tjetër nga një Gjykatë që gjyqtarët i ka të kapur nga PDK, LDK, AAK e NISMA.

“Çka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-i e të kërkuar nga Interpoli”, ka potencuar ajo.

Në konferencë ka folur edhe Liburn Aliu i cili ka treguar se LVV për momentin nuk ka organizuar ndonjë protestë dhe nuk e sheh të arsyeshme tash për tash.

Peticioni i LVV-së do të plotësohet edhe online edhe përmes nënshkrimit të qytetarëve me numër dhe të dhëna personale.