VV-ja s’përkrah asnjë kandidat për President pa shkuar në zgjedhje

14.11.2020

Lëvizja Vetëvendosje s’do të përkrahë asnjë kandidat për President të vendit, pa zgjedhje të jashtëzakonshme. Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes në një intervistë për Ekonomia Online thotë se ky Kuvend nuk mund ta zgjedh Presidentin e ri. Ajo thotë se Qeveria e re dhe Presidenti duhet të votohen nga një legjislaturë e re. […]

VV-ja s’përkrah asnjë kandidat për President pa shkuar në zgjedhje Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje s’do të përkrahë asnjë kandidat për President të vendit, pa zgjedhje të jashtëzakonshme. Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes në një intervistë për Ekonomia Online thotë se ky Kuvend nuk mund ta zgjedh Presidentin e ri.

Ajo thotë se Qeveria e re dhe Presidenti duhet të votohen nga një legjislaturë e re.

“S’kemi emër për President për faktin se ky Kuvend nuk mund ta zgjedhë një president të ri. Çfarëdo tendencë për të zgjedhur Presidentin tani, është tendencë për t’ia zgjatur jetën qeverisë aktuale. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi i ardhshëm ta zgjedh edhe Qeverinë edhe Presidentin e ardhshëm, ka thënë Haxhiu.

Ajo propozimin e Ramush Haradinaj i cili ka shpallur kandidaturën për president, që PDK-ja ose VV-ja ta përkrahin dhe AAK-ja t’ua kthente votën nëse atyre u duhej për kryeministër apo kryetar Kuvendi e ka quajtur skandaloze dhe me qasje tuxhari.

“Në një vend normal një deklaratë e tillë nga një pretendent për president do të ishte skandaloze. Merreni me mend po kërkon vota “veresi”. Kjo është qasje tuxhari. Haradinaj nuk e meriton të jetë President, jo vetëm që i takon AAK-së, por ai ka qenë kryeministër dhe e kemi parë punën e tij. Vetëvendosje nuk e mbështet”, është shprehur ish- ministrja në Qeverinë Kurti.

Sipas saj, Vetëvendosje është që të gjendet një kandidat për president që është jashtë politike, një figurë që ka integritet.

Haxhiu ka folur edhe mbi deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për konflikt në krahasimin e dy vendeve me Nagorno-Karabakhun. Atë e ka cilësuar jo të befasishme

Fajtor për qasjen e Vuçiqit, Haxhiu e sheh delegacionin në negociatat me Serbinë, prej nga të cilëve kërkon ndaljen e tij.

“Delegacioni i Kosovës në negociata më Serbinë në vazhdimësi ka tentuar t’ia pastrojnë figurën Vuçiqit dhe këtu përgjegjësi ka edhe Qeveria e Shqipërisë, e sidomos kryeministri Rama. Një deklaratë prej Vuçiqit s’na befason, por problem është qasja që zgjedh Qeveria e Kosovës. Dialogu duhet të ndërpritet, ai nuk mund të udhëhiqet nga një Qeveri që s’ka legjitimitet. Për dialogun të ketë koncensues dhe nuk ka, madje as brenda subjekteve politike që janë në koalicion”, ka thënë ajo.