Vuçiq e pranon se asgjë në Kosovë nuk është e Serbisë

  • 22.12.2018
Vuçiq e pranon se asgjë në Kosovë nuk është e Serbisë

Aleksandar Vuçiq, Presidenti i shtetit Serb, po ashtu edhe lideri i i Partisë Progresive Serbe (SNS), tha se “ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin, po ashtu edhe sa i përket çështjes së Kosovës, kjo nuk do të jetë e mundur, kushdo që të jetë në pushtet”.

Presidenti Serb tha se “Sot, nëse pyes anëtarët dhe funksionarët tuaj, se cila është zgjidhja, cili është kompromisi me të cilin do të ishin të kënaqur, nga asnjëri prej tyre nuk do të marr përgjigje. Ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin”, tha Vuçiq, duke folur në Kongresin  10-të të Partisë Socialiste (SPS), të Ivica Daçiqit, raporton Telegrafi.


Vuçiqi tha se i është mirënjoës SPS për punën e përbashkët me SNS që pozicioni i Serbisë të jetë pak më i fortë, që të kemi mundësi të luftojmë për të fituar më shumë për popullin serb në Kosovë, ndërsa Vuçiq bëri të ditur se kur Ivica Daçiq filloi bisedimet me shqiptarët, nuk kemi pasur asgjë.

Aleksandar Vuçiq tha: “Lërini tregimet e shumë prej tuajve dhe tanëve se gjithçka ishte e jona. Asgjë nuk ishte e jona. Ata kanë vënë kufirin midis Serbisë qendrore dhe Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak. Të gjitha ua dhanë  atyre. Ua dhanë verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 se shpallja e pavarësisë [Kosovës] nuk ishte akt ilegal. Ky është turpi më i madh që ia kemi bërë vetës. Dhe sot është e vetmja gjë që për të cilën ekspertët tanë po përpiqen të bëjnë diçka dhe nuk mund ta mbrojmë atë”.

Po ashtu, Vuçiq tha se ne mund të falenderojmë disa tipa të papërgjegjshëm në politikë.

Aleksandar Vuçiq nuk është ndalur duke folur keq për Ivica Daçiq, Vuçiq së fundi tha se “Pyesni Daçiqin çfarë i thanë derisa ata ishin në koalicion – ‘e falënderojmë Zotin që e hoqëm qafe këtë’. Për asgjë nuk kanë menduar, kurse tani janë në gjendje të na predikojnë. Ndërsa tani situata është shumë më e vështirë. Ne, megjithatë, ne nuk kemi asnjë problem për të kryer punë të rënda”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë