Vrau një taksist dhe plagosi disa të tjerë, ekstradohet shqiptari nga Koreja e Jugut

06.04.2024

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje dhe plagosje është ekstraduar në Shqipëri nga Koreja e Jugut.

Vrau një taksist dhe plagosi disa të tjerë, ekstradohet shqiptari nga Koreja e Jugut Foto: Ilustrim

Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pasi Gjykata e Apelit, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shahini në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur thika, ka vrarë dhe plagosur disa persona që punonin si taksistë.

“Më datë 15 maj 1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

-Më datë 10 korrik 1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.

-Më datë 27 tetor 1995, vrau shtetasin Xh. A.

-Më datë 27 tetor 1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.”.

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, Shahini është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme nga Shqipëria.

Ekstradimi i tij erdhi pasi u sigurua informacioni se strehohej në Republikën e Koresë.