Vrasja e 18-vjeçares, në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet për luftimin e dhunës ndaj gruas

27.08.2021

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot në të gjitha xhamitë e Kosovës do të ligjërohet për dhunën ndaj gruas. Kjo pas rastit tragjik që ndodhi në komunën e Ferizajt. Përpos kësaj ligjerate që do të mbahet në xhamitë e Kosovës, për vrasjen e 18-vjeçares M.O., për këtë […]

Vrasja e 18-vjeçares, në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet për luftimin e dhunës ndaj gruas Foto: Ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot në të gjitha xhamitë e Kosovës do të ligjërohet për dhunën ndaj gruas.

Kjo pas rastit tragjik që ndodhi në komunën e Ferizajt.

Përpos kësaj ligjerate që do të mbahet në xhamitë e Kosovës, për vrasjen e 18-vjeçares M.O., për këtë tragjedi është protestuar dy herë si dhe duke kërkuar që vrasësve t’u shqitohen dënime meritore.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona si të dyshuar për vrasjen e M.O.

Pas gjithë kësaj tragjedie, BIK-u ka njoftuar se me rekomandim të kryetarit të kësaj bashkësie, Myftiut Naim ef. Tërnava në të gjitha xhamitë e Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.