Vranësira e vende-vende reshje shiu, nga nesër rikthehen ditët me diell
- 13.06.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se java në vendin tonë do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por në dy ditët e para relativisht të paqëndrueshme, kjo pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta, ku vende-vende parashihen të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Ndërkaq, nga IHMK kanë njoftuar se pas ditës së martë, pritet të ketë stabilizim të masave të ajrit, pasi në fushat barike pritet të ketë rritje të ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezent.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.
Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë.
Leave a Reply