Jemi në datën 6 tetor në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku qytetarët po u drejtohen vendvotimeve për të votuar të preferuarin e tyre për kryeministër si dhe për kandidatë për deputetë.

Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Liridon Fandaj, ka njoftuar se ka votuar sot në vendlindjen e tij në fshatin Peqan.

Ai ka thënë se ky është momenti i vetëm në të cilin je plotësisht sovran është kur e ke të drejtën me zgjedh, e sot përmes kësaj të drejte, udhëheqjen ia delegojmë përfaqësuesve tanë, në të njëjtën kohë edhe po e përcaktojm të ardhmen tonë për 4 vitet e ardhëshme.

Po ashtu Fandaj ka thënë se kjo e drejt e garantuar me ligj do të duhet të shfrytëzohet nga të gjithë.