Bashkë me familjen sot e kemi kryer obligimin qytetar, duke shprehur me votë vullnetin tonë, shkroi kryetari i komunës së Suharekës në një postim në rrjetin e tij Facebook.
Muharremaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Suharekës që të votojnë dhe ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i Muharremaj:
Të nderuar qytetarë,
Bashkë me familjen sot e kemi kryer obligimin qytetar, duke shprehur me votë vullnetin tonë.
Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vendit me të drejtë vote, t’iu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, duke ushtruar të drejtën dhe obligimin e vet ligjor dhe demokratik.