Votohet Ligji për Sponsorizime në Sport e Kulturë

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Deputetë e parlamentit të Kosovës kanë arritur që të votojnë projektligjin që do t’i ndihmojë edhe sportistët dhe kulturën.

Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar, transmeton gazeta “Metro”.

Kujtojmë se, mos votimi i këtij projektligji nga ana e deputetëve të opozitës seancqne  kaluar, ka marrë kritika të shumta nga sportistët, ku është thënë se nuk po votojnë një projektligj që i hap rrugë investimit në sportin kosovar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.