Votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati deri tani

Votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga të gjitha partitë, momentalisht Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin më të madh të votave.

Gjithashtu, pas numërimit të këtyre votave, do të numërohen edhe votat e dërguara me postë.

Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar me kusht 1 mijë e 538 qytetarë.

RAPORTO